Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Tajvani falënderon Trump mes debatit për 14 miliardë dollarë armë/ “Nuk heqim dorë nga sovraniteti pavarësisht presionit”

schedule20:34 - 17 Maj, 2026

schedule 20:34 - 17 Maj, 2026

Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, ka deklaruar këtë të diel, 17 maj, se blerjet e armëve nga Shtetet e Bashkuara përbëjnë “parandalimin më të rëndësishëm” ndaj konfliktit dhe paqëndrueshmërisë në rajon, pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump gjatë vizitës së tij në Kinë. Ai theksoi se shitja e armëve amerikane dhe bashkëpunimi i sigurisë mes dy vendeve nuk është vetëm i bazuar në ligj, por një faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon.

“Ne e falënderojmë presidentin Trump për mbështetjen e vazhdueshme që nga mandati i tij i parë, përfshirë rritjen e vazhdueshme të shkallës dhe vlerës së shitjeve të armëve për Tajvanin”, tha ai.

Deklarata e tij vjen disa ditë pasi Trump shprehu dyshime për shitjen e një pakete të re armësh me vlerë rreth 14 miliardë dollarë për Tajvanin, duke thënë se kjo çështje “varet nga Kina” dhe duke e cilësuar si një “kartë të rëndësishme negociuese”.



Është një kartë shumë e mirë negociuese për ne, sinqerisht”, u shpreh Trump në një intervistë për Fox News.

Këto deklarata kanë ngjallur shqetësim në Tajvan, edhe pse autoritetet atje kanë theksuar se politika zyrtare e SHBA-ve ndaj ishullit nuk ka ndryshuar. Lai përsëriti se Tajvani nuk do të provokojë apo përshkallëzojë konfliktin, por as nuk do të heqë dorë nga sovraniteti dhe mënyra e tij demokratike e jetesës.

Ai akuzoi Kinën si “burimin kryesor të destabilizimit në rajon” dhe përpjekjeve për të ndryshuar status quo-në.

Ndërkohë, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Mike Johnson, nënvizoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë të forta ndaj çdo përpjekjeje të Kinës për të marrë kontrollin e ishullit.

Nga ana tjetër, Përfaqësuesi Amerikan i Tregtisë, Jamieson Greer, tha se presidenti Trump po shqyrton mënyrën e vazhdimit të shitjeve të armëve, duke theksuar se vendimet përfundimtare bazohen në interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-ve.

Kina e ka vendosur çështjen e Tajvanit në qendër të marrëdhënieve me SHBA-të, ndërsa presidenti kinez Xi Jinping paralajmëroi së fundmi se mungesa e menaxhimit të duhur të kësaj çështjeje mund të çojë në “përplasje apo edhe konflikt”.

Kina dhe Tajvani janë të qeverisura veçmas që nga viti 1949, kur forcat nacionaliste u tërhoqën në ishull pas humbjes në luftën civile, ndërsa Tajvani më vonë u shndërrua në një demokraci shumëpartiake.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!