Ishte folur gjatë në javët e fundit, por tani është zyrtare. Robert Leëandoëski do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni.
Nuk do të ketë zgjatje kontratë për për polakun. Një vendim ky i marrë nga vetë sulmuesi pasi festoi titullin e dytë radhazi kampion në La Liga me skuadrën “blaugrana”
“Pas katër vitesh plot sfida dhe punë të palodhur, është koha për të ecur përpara. Po largohem me ndjesinë se kam përmbushur misionin tim. Nuk do ta harroj kurrë dashurinë që kam marrë nga tifozët që nga ditët e mia të para”, ishin fjalët e “Leva” që shoqëronin një video lamtumire publikuar në rrjetet e tij sociale.
Nuk mund të mungonte edhe mesazhi i klubit të Barcelonës, që postoi në llogaritë e saj një foto të sulmuesit polak, bashkangjitur me fjalët: “Faleminderit për çdo gol, çdo luftë dhe çdo moment magjik duke veshur këto ngjyra”.
Robert Levandoëski u transferua nga Bayern Munich te Barcelona në verën e vitit 2022, ndërsa në katër sezone shënoi një rekord personal mbreslënës me 119 gola dhe 24 asist në 191 ndeshje.
Po ashtu, ndihmoi skuadrën “blaugrana” të fitojë shtatë trofe, tre tituj kampion në La Liga, një Kupë Mbreti dhe tre Superkupa të Spanjës. Në fund të sezonit, Levandovski do të jetë një lojtar I lirë, ndërsa ofertat nuk mungojnë. Por në moshën 37 vjeçare, polaku pritet të ndjekë rrugën e yjeve të tjerë futbollit në fundin e karrierës. Pavarësisht interesit të klubeve si Juventus dhe Milan, “Leva” pritet të zgjedhë paratë e “sheikëve” arabë. Sipas mediave spanjolle, Al Hilal i ka ofruar atij 90 milion euro në sezon, një shifër kjo që nuk mund të refuzohet.


