Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Italia arrin suksesin e parë këtë vit në garën e saj çiklistike/ Davide Balerini bën të vetën etapën e gjashtë në “Giro”

schedule14:01 - 15 Maj, 2026

schedule 14:01 - 15 Maj, 2026

Ky triumf mungonte prej 30 vitesh, që kur ia doli I famshmi Mario Çipolini, I mbiquajturi “Mbreti Luan” në 1996. Më në fund, Italia u kthye fituese në Napoli me një çiklist nga Lombardia si Davide Belerini.

Tridhjetenjëvjeçari ia doli në etapën e gjashtë, nga ish-qyteti I vjetër grek, Paestum për 142 kilometra në përgjithësi fushore.

Nuk ishte moti me reshjet dhe erën e fuqishme të një ditë me parë, dhe ishte një itinerar vërtet për sprintierët.



Nga droni apo helikopteri u filmua shumë nga natyra e bukur e Italisë së Jugut, e padyshim edhe gara, ndërsa të papriturat dhe rreziqet nuk munguan.

Pas një konkurrimi kryesisht në grup, erdhi pjesa finale e rrugës, e shtruar me kalldrëm, nisi shiu dhe në një kthesë ndodhi një rrëzim I madh.

Katër çiklistë humbën ekuilibrin, mes të cilëve francezi Pol Manjie dhe italiani Xhonatan Milan.

Në kaosin që pasoi, Belerin doli I padëmtuar dhe fitoi duelin në finish me belgun Stëiven.

Koha e fituesit ishte 3h19’30”. Në krye të Xhiros mbetet portugezi Alfonso Eulalio, ndërsa danezi favorit, Vingegard është 6’22” prapa.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!