Albin Kurti refuzon për të tretën herë ftesën e Thaçit për takim

schedule16:50 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 16:50 - 30 Dhjetor, 2019

Albin Kurti ka refuzuar për të tretën herë ftesën e Hashim Thaçit për tu takuar me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për ngritjen e qeverisë.

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar shkresën që Albin Kurti i bën Thaçit ku thotë se e ka të pamundur të takohet tani duke theksuar se e vetmja mundësi është data 6 janar në një orar të përshtatshëm.

Kjo është e treta herë që Kurti nuk i shkon Thaçit në takim duke gjetur arsyetime të ndryshme.

Gjithçka ndodh në kontekstin e një përplasjeje të thellë mes Presidencës dhe VV-së para dhe pas zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë duke ditur që Thaçi vjen edhe PDK, një larti që lideri Kurti e ka përjashtuar me çdo kusht nga mundësia për koalicion.

VV dhe LDK nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për koalicionin paszgjedhur duke rrezikuar që Kosova të shkojë sërish në zgjedhje. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!