Apeli i Posaçëm shpall vendimin për të pandehurit e inceneratorit të Tiranës. Lefter Koka, Bledar Karoli, Taulant Tushe, Namik Simixhiu, Fatjon Murataj dënohen me 3 vite burg, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar zbret në 2 vite, me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.
Valbona Ballgjini dënohet me 2 vite burg, me gjykim të shkurtuar i konvertohet në shërbim prove. Sidita Kopliku, 1 vit e 6 muaj burg, 1 vit me gjykim të shkurtuar, konvertohet në punë publike.
Trupi gjykues me kryesuese Ilirjana Olldashin dhe anëtare Nertina Kosova dhe Daniela Shirka, ndryshon kështu vendimin pjesërisht për Lefter Kokën, për shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke e kthyer në burg. Me vendimi e sotëm Lefter Kokës i kanë mbetur edhe 6 muaj burg.
Po ashtu vendimi ndryshon edhe për Jetmir Llapaj, të cilin Apeli e shpalli fajtor për shpërdorim deryre në bashkëpunim. Llapaj dënohet me 1 vit burg, 8 muaj burg me gjykim të shkuetuar.
Hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 1 vit. Llapaj kishte marrë pafajësi nga shkalla e parë, Apeli e con ne burg./abcnews.al


