Gjendet i pajetë në banesë 34 vjeçari

schedule15:08 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 15:08 - 30 Dhjetor, 2019

Policia ka njoftuar se në lagjen “Çlirimi” në Elbasan, në banesën e tij është gjetur pa shenja jete një 34 vjecar.

Nga sa mësohet i riu ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale pasi pas kqyrjes paraprake të kufomës nuk janë konstatura shenja dhune.

Polica po punon për të zbuluar dhe dokumentuar rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

“Elbasan/ Informacion paraprak

Në lagjen “Çlirimi”, Elbasan, në banesën e tij është gjetur pa shenja jete shtetasi D.B., 34 vjeç. Nga këqyrja paraprake e kufomës  nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga hetimet paraprake dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqet natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!