Veteranët kundër marinsit të falur nga Trump: I rrezikshëm dhe i aftë për të vrarë këdo që lëviz

schedule14:32 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 14:32 - 30 Dhjetor, 2019

Publikohen detaje të reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për marinsin Eddie Gallagher, i akuzuar për krime lufte dhe i falur nga presidenti Donald Trump. Veteranët të cilët kanë shërbyer me ‘të në Irak, në video – dëshmi të publikuara nga Neë York Times, e cilësojnë atë si një person helmues, të keq dhe të frikshëm, i aftë për të vrarë këdo që lëvizte.

Deklarata shokuese këto që mund të vënë në vështirësi kreun e Shtëpisë së Bardhë, i cili fundjavën e kaluar priti Gallagher dhe bashkëshorten e tij në rezidencën në Mar-a-Lago në Florida, ku po kalon pushimet e Krishtlindjeve.

Kolegët e Gallagher, në video dëshmitë e tyre, dhënë për hetuesit që merren me krimet e luftës dhe të publikuara nga Neë York Times, akuzojnë marinsin se i ka qëlluar dhe një fëmije 12 vjeç, duke theksuar se ai kishte si objektiv civilët. Është një njeri i frikshëm rrëfeu Kreg Miller një nga anëtarët më me  eksperiencë të skuadrës së drejtuar nga Gallager.

Ndërsa një anëtar tjetër, Kri Skot, u shpreh se ai mund të qëllonte këdo që lëvizte. Gallagher ka mohuar akuzat duke shtuar se anëtarët e skuadrës së tij duan t’i dëmtojnë imazhin sepse nuk janë në lartësinë e tij. Nëpërmjet avokatit të tij ai u shpreh se ata kanë frikë se mos del e vërteta se sa frikacakë janë treguar gjatë shërbimittë tyre në Irak.

Qitës dhe mjek, sot 40 vjeçar, ai u akuzua fillimisht për vrasje me paramendim si dhe për vrasjen me thikë në maj të 2017-ës të një 17 vjeçari, luftëtar të Isis. Në vitin 2019, gjatë procesit, rasti u pubikua në media dhe Trump e mbështeti hapur. Në muajin mars të këtij viti presidenti Trump ndërhyu për ta nxjerrë nga burgu për të transferuar në një spital të marinës ku ishte më i lirshëm. Ndërsa në muajin korrik ai u lirua nga akuza për vrasje, nga një juri ushtarake por u dënua për publikimin e një fotografie ku pozonte pranë një trupi të pajetë të një luftëtari të Isis./abcnews.la

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!