Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Shtigje të Pastra, Pyje të Mbrojtura”, Rama publikon pamjet, të rinjtë i bashkohen nismës në Ishullin e Kunes

schedule09:34 - 13 Maj, 2026

schedule 09:34 - 13 Maj, 2026

Programi kombëtar “Shtigje të Pastra, Pyje të Mbrojtura” po vazhdon në gjithë vendin për mbrojtjen e mjedisit dhe mirëmbajtjen e shtigjeve turistike. Së fundmi, nxënës nga Lezha iu bashkuan aksionit në shtegun e Ishullit të Kunes, duke kontribuar në pastrimin dhe ruajtjen e natyrës.

Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga aktiviteti, ndërsa programi synon të forcojë bashkëpunimin mes institucioneve dhe qytetarëve për mbrojtjen e hapësirave natyrore, në një kohë kur turizmi natyror në Shqipëri po rritet.



“Mirëmëngjesi dhe me të rinjtë që i janë bashkuar nismës për mbrojtjen e natyrës dhe ruajtjen e pastërtisë në shtegun e Ishullit të Kunes, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!