Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Brez pas brezi”, 80 artistë bashkohen në skenë. “Gjerdani i Artë” rikthen emocionet e traditës shqiptare

schedule14:07 - 12 Maj, 2026

schedule 14:07 - 12 Maj, 2026

Një udhëtim i rrallë artistik mes kujtesës, traditës dhe emocioneve pritet të ngjitet në skenën e TKOBAP-së me spektaklin “Brez pas brezi”, që sjell së bashku rreth 80 artistë të skenës shqiptare. Në studion e ABC së Mëngjesit, valltarët Mimoza Bekteshi, Andrea Kokeri dhe mjeshtri i valleve Genc Kastrati rrëfejnë emocionet e rikthimit të një trashëgimie që ka lënë gjurmë në historinë e artit shqiptar.

Përmes këtij produksioni madhështor, “Gjerdani i Artë” shkëlqen sërish në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, duke rikthyer frymën dhe magjinë e Ansamblit Kombëtar.

Në skenë do të ngjiten emra të njohur të muzikës dhe vallëzimit shqiptar, në një takim të rrallë brezash ku artistët e mëdhenj bashkohen me talentet e rinj për të sjellë emocionet e dikurshme tek publiku i sotëm.



Kënga, vallja dhe muzika popullore bëhen ura që lidhin kohët, kujtimet dhe shpirtin e traditës shqiptare, përmes interpretimeve të artistëve si Irini Qirjako, Sabahete Vishnja, Fiqirete Kapo, Drita Makashi, Nora Muça, Irma Zyberi e shumë të tjerë.

Në skenë do të interpretojnë edhe valltarë të njohur si Linda Kalemi, Gëzim Keta, Andrea Kokeri, Mimoza Bekteshi dhe Greta Gjeçi, në një ndërthurje të së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes.

“Brez pas brezi” premton të jetë më shumë se një shfaqje – një festë e identitetit, kujtesës dhe shpirtit të artit shqiptar.

Takimi me emocionet e traditës vjen të premten, më 15 maj, ora 20:00, në skenën e TKOBAP-së.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!