I ftuar në “Edicioni i Fundit” në ABC News, gazetari Fatos Mahmutaj akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se ka angazhuar persona të huaj për të ushtruar dhunë gjatë protestës, duke i cilësuar ata si “mercenarë të paguar” dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Sipas Mahmutajt, këta persona nuk kanë asnjë arsye legjitime për t’u përfshirë në trazira në Shqipëri dhe institucionet ligjzbatuese duhet të reagojnë me ashpërsi përballë çdo akti dhune. Ai ngriti shqetësimin se prania e tyre përbën kërcënim serioz për rendin dhe sigurinë publike, ndërsa paralelizoi situatën me episode të errëta të historisë politike shqiptare.
“Shtetasit e huaj, aq më tepër Italinë, me origjinë rumune, të rritur në Itali, kjo nuk i përligj fare ata që i përfshin fare ata që të përfshihen në akte dhune në Shqipëri. Nuk kanë asnjë lloj dallimi nga vrasësi me pagesë në Lezhë. Këta njerëz nuk kanë asnjë ndryshim nga ai. Janë vetëm disa mercenarë të paguar nga ai. Shtetasit e huaj nuk kanë asnjë lloj ligjërimi që të vijnë dhe të përfshihen në akte dhune në Shqipëri.
Janë mercenarë të paguar, ku institucionet shqiptare duhet që t’u përgjigjen ashpër me ligjin. Janë shumë të rrezikshëm. Përfshihen në akte dhune, që nuk kanë asnjë lloj interesi, vetëm se janë të paguar. Njëri nga këta ka hyrë nga Kosova dhe për dy të tjerët nuk dihen. Ky është një krim që i bën përgjegjës përpara ligjit shqiptar dhe i bën të dënueshëm përpara ligjit shqiptar.
Kemi të bëjmë me persona që kanë të bëjnë me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kërcënimi është serioz. Kemi dy shqiptarë që kanë mbyllur me turp karrierën e tyre. Fan Noli dhe Mbreti Zog, i cili erdhi në Shqipëri me mercenarë bjellorusë. Ndërkohë që sot kemi Berishën që bën të njëjtën gjë, fut nga veriu mercenarë, të cilët kuptohen se kush i ka futur. I fut këta njerëz dhe destabilizon Shqipërinë. Berisha deri tani ka treguar që nuk i ha hyrë gjemb në këmbë. Ka bërë protesta dhe ka bërë kurban nëpër protesta”, u shpreh gazetari.


