Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Protestat “zhytin” Berishën/ Sondazhi i ABC News, 80% e shqiptarëve nuk duan të dëgjojnë më për “daljet në shesh” të PD

schedule23:21 - 11 Maj, 2026

schedule 23:21 - 11 Maj, 2026

Shqiptarët jo vetëm nuk e ndjekin, por s’duan as të pyeten fare për Berishën dhe protestat e tij. Vetëm 9% dëshirojnë të pyeten sërish. 11% të tjerë kërkojnë të mos përfshihet më fare në sondazhe. Por, për herë të parë, sondazhi javor “Zëri i Shqiptarëve” ka qenë kritik edhe ndaj vetë televizionit ABC News. Mbi 80% e shqiptarëve kërkojnë që të mos u kërkohet më fare mendim për protestat e doktorit.

Edhe demokratët ndahen për 23 majin, ditën kur Sali Berisha kandidon përballë vetvetes për kreun e partisë së tij. 11% deklarohen pro Berishës, por e kritikojnë për mënyrën se si skualifikoi gjithë kandidatët. Sipas tyre, gara me veten po dëmton PD-në. 12% besojnë ende te PD, por jo me kryetar Berishën. 7% po ashtu janë me Berishën, por janë realistë: më mirë të mos bënte garë fare, pasi rezultati dihet. Por gjithsesi janë pak. Një shumicë dërrmuese e të anketuarve, 70%, nuk u intereson më fare çfarë ndodh me PD-në, sa kohë në krye qëndron Sali Berisha.

Dukshëm, sondazhi tregon se tani Berisha e ka problemin edhe brenda gardhit të tij të ngushtë. Sot, fiks 1 vit pas zgjedhjeve të 11 majit, 18.5% besojnë ende te farsa elektorale e 11 majit, por një pjesë tjetër, 12%, tani i besojnë lëvizjes kritike të Ervin Salianjit.



Si me veten dhe Salianjin, zgjedhjet duken të fituara, por Berisha e ka humbur garën më të madhe, me Meremen. 69% e mbështesin mjeken e skualifikuar nga gara në padinë kundër doktorit në gjykatë.

Ka kaluar fiks 1 vit nga 11 maji dhe, nëse 1 vit më parë Berisha i solli PD-së një humbje historike, këtë vit po i sjell një rrjedhje historike. Për herë të parë, PD bie nën 20% të mbështetjes, ndërsa PS, e ngrirë në kuotën 44 përqind, mbetet ende forcë e parë. Problemi i PS-së, përfundimisht, sot nuk është më PD-ja, por mund të jetë nesër me dikë tjetër. Mbështetja që shqiptarët i japin një partie të re është 35%, që në fakt s’ka lindur ende, sepse ato që lindën para 1 viti sot kanë rënë nën 1%. Një shifër që as Eduard Zaloshnja nuk e llogarit dot.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!