Pas dy ftesave të refuzuara, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar sërish ftesë për takim liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit. Takimi parashikohet të mbahet nesër në orën 10:00, në Presidencë.
Në letrën që Thaçi ia ka dërguar Kurtit, thuhet se do të ndërmerren hapat për formimin e Qeverisë së Kosovë.
“Me qëllim të konsultimit për të propozuar kandidatin për Kryeministër për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju ftoj sërish për takim konsulativ, me datën 31 dhjetor 2019, në orën 10:00, në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në ftesën e Thaçit drejtuar Kurtit.
Teksa sot ka marrë ftesën e tretë të kreut të shtetit, dje Kurti tha se presidenti përcakton datën e konstituimit të Kuvendit e jo të formimit të Qeverisë./abcnews.al