Një ditë pas sulmit të Sali Berishës ndaj Ambasadorit të Bashkimit Europian në Tiranë Silvio Gonzato kanë reaguar diplomatë të vendeve anëtare të BE.
Diplomati i karrierës Stavros Avgoustides ambasador i Qipros në Athinë i cili mbulon dhe Shqipërinë përmes një postimi në rrjetin social X thotë se ne emër të Ambasadoreve të Bashkimit Europian të akredituar ne vendin tonë shpreh mbështetjen ndaj Gonzatos.
Deklaratat e Berishës sipas tyre ndaj unionit dhe përfaqësuesve të tij janë të papranueshme.
“Në dritën e kritikave të pajustifikuara dhe të papranueshme kundër Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të tij, Ambasadorët e BE-së të akredituar në Shqipëri lëshojnë deklaratën e mëposhtme:
Deklaratë e Përbashkët e Ambasadorëve të BE-së të akredituar në Shqipëri – 9 Maj 2026
Në Ditën e Evropës, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të Ambasadorit të BE-së dhe ekipit të tij, dhe riafirmojmë besimin tonë të plotë në profesionalizmin, integritetin dhe shërbimin e tyre të përkushtuar”, thuhet në reagim.
Ky postim është shpërndarë edhe nga Ambasada Gjermane në Tiranë në faqen e saj në facebook e cila e shoqëron me komentin në ditën e Europës qëndrojnë të bashkuar në mbështetje të Ambasadorit të Bashkimit Europian në dhe ekipit të tij.
“Riafirmojmë besimin tonë të plotë në profesionalizmin, integritetin dhe shërbimin e tyre të përkushtuar”
Në ditën e Europës Sali Berisha sulmoi Ambasadorin e BE në Tiranë duke e akuzuar se sillet si të ishte ambasador i kryeministrit Edi Rama dhe se sipas tij ka transmetuar në Bruksel të pavërteta ndaj opozitës.


