Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Durmishi në “takim” me “zonjën”/ Sulmuesi shqiptar, për herë të parë në stërvitje tek Juventus

schedule13:13 - 9 Maj, 2026

schedule 13:13 - 9 Maj, 2026

Ka qenë padyshim një zbulim.

Arman Durmishi është shqiptari I radhës që shkëlqen tek Juventusi, pas Xhakomo Vrionit, dhe shpresa është që të arrijë të fitojë ekipin e parë.

Një hap sado të vogël e hodhi, pasi “Zonja e Vjetër” e pati në seancën stërvitore të kësaj jave.



Trajneri Luçiano Spaleti deshi që t’i jepte një dorë sulmuesit të ri që është vetëm 17 vjeç, dhe që do t’i mbushë 18 këto ditë.

Ai u stërvit në krah të lojtarëve të njohur si Vlahoviç, Jildiz apo Edon Zhegrova, ylli I Kosovës, ndonëse e vërteta është që Juventusi I sotëm nuk I ka emrat e jashtëzakonshëm që ka pasur vazhdimisht.

Në përfundim, aventura e Durmishit me “zebrat” përfundoi me seancën stërvitore, të paktën për këtë herë.

Spaleti nuk e përfshiu në skuadrën e ndeshjes së Serisë A ndaj Leçes të kësja të shtune, duke e quajtur ende të parakohshme.

Besohet se do ta ketë rastin sezonin që vjen.

Në moshën 17 vjeç, Arman Durmishi, është një talent shumë premtues I sulmit, me 10 gola dhe një asist këtë sezon në Kampionatin Shpresa në Itali, ndërsa për Shqipërinë U19 ka luajtur 6 ndeshje dhe ka shënuar jo pak, por katër rrjeta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!