Përplasja Kallaku-Mamaqi: Për çfarë të kem turp, nuk po shes drogë

schedule11:17 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 11:17 - 30 Dhjetor, 2019

“Diferenca e vetme është që Ermali është biznesmen, ndërsa unë jam komedian”

Ka mjaftuar kjo fjali e thënë nga Bes Kallaku në emisionin e Luana Vjollcës që replikat mes tij dhe Ermal Mamaqit të zhvendosen në rrjetet sociale.

Ishte përfolur shpesh se midis Bes Kallakut dhe Ermal Mamaqit nisi një rivalitet që nga postimet në sheshxhirim duke e thelluar edhe më tepër dyshimin pasi Mamaqi nuk ishte prezent në premierën e “Falco”. I pyetur për të dhënë një koment nga Luana në emision, Besi u shpreh:

“Diferenca e vetme është që Ermali është biznesmen, ndërsa unë jam komedian. Gjithsesi, ai nuk erdhi në premierë pasi ishte jashtë vendit…”

Ermali i nxitur nga kjo deklaratë ka bërë një reagim në Instagram:

 

“Më lodhën njerëzit… Yyyy si tha ai për ty, që bën biznes dhe nuk bën humor. Ju kshu e ju ashtu. Si e tha atë për Encën e…. E kshu gjërash… E vërteta është se edhe mua më erdhi keq kur pashë ato komente tek emisioni i Luanës për punën time . Ça dmth që bëj biznes? Ça është biznesi? Gjë e keqe? Apo mos ndoshta 2Gisht mjaltë është biznes dhe nuk ka humor?

E kush jam unë të gjykoj punën e tjetrit dhe ta krahasoj me timen… Ajo që mund tju them është diçka që ju e dini dhe mund të vërtetohet në raportet internacionale për BoxOffice.

2 GISHT Mjalt deri tani ka shitur 350.000 bileta në kinematë nga Shqipëria deri në Amerikë. Dhe sa për sqarim në Kanë shkova me filmin dhe bashkë me Elvanën ashtu siç shkojnë 2milion Kineastë nga e gjithë bota që sjellin filmat e tyre në Panairin më të madh që bëhet për shitjen dhe promovimin e Filmave.

Nëse diçka funksionon, është biznes dhe është biznes i mirë. Dhe nuk ka asgjë për të na ardh turp nga biznesi se nuk po shesim drogë.

Për Encën….

Enca!!! Si Producent dhe Regjisor i Filmit I Love Tropoja më duhet të them se Enca më ka surprizuar. Një profesioniste e vërtetë që superoi çdo pritshmëri tonën dhe me Talentin, përkushtimin dhe korrektesën e saj vuri në siklet dhe aktorë me eksperiencë në Kinematografi.

ENCA JE SUPERSTAR! Mezi pres të takohemi në 29Janar në Pallatin e Kongreseve për të parë një Film që besoj do jetë një vepër e cila do jetojë gjatë në arkivat e Kinematografisë Shqiptare. Sepse ky është misioni i artistit që të injektojë vlerë në jetët e njerëzve. Të sjellim shpresë, gëzim, ti bëjmë njerëzit më të dashur, dhe kjo është më e lehtë kur bëhet nëpërmjet humorit. Dhe ku ka më mirë se duke bërë humor të bësh edhe biznes. Se në fund të fundit, biznesi jonë është humori… Sovrani është populli, publiku.

Ai vendos çfarë të shikojë edhe pse mund të rrijë 3 orë në rradhë

Paqe miq…

Menjëherë pas kësaj i është përgjigjur edhe aktori Bes Kallaku në Instagram ku shkruan:

 

Meqe u bo kaq e madhe, pa asnje qellim te keq nga ana ime. E meqe edhe mu po me shkrujn yyyyyyy ca kishte shkrujt Ai ashtu per ty e ca kishte thon per ty.

Meqë u bo kaq e madhe, pa asnjë qëllim të keq nga ana ime. E meqë edhe mu po me shkrujn yyyyyyy ca kishte shkrujt Ai ashtu per ty e ca kishte thon për ty.

2 sqarime të vogla. Encës i kerkova ndjesë për batutën direkt sa kishte dalë në portale. Por zgjodhi ktë mënyrën tjetër të përgjigjes. Mgjs e vlersoj personalisht për cfarë ka arritur dhe skam pas kurrë asgjë me të e me askënd.

E dyta, shokut tim Ermalit këtë batuten “un kam qef me bo humor kurse Ermali do me bo biznes” ja kam thene ne emisionin e tij “Xing” kur isha i ftuar edhe pse e preu ne montazh. Këtë herën e dytë, kemi folur ne tel 1 dit pasi ishte regjistruar “Shiko kush luan” edhe i kam thënë në tel, o lok thashe këtë gjë për ty, je me i mire se un ne biznes por jo me humorist unë. Me të qeshur dhe urime mbyllëm tel me njeri-tjetrin.

Tani kur gjerat shiten sikur nuk dihen edhe po i degjojm për herë të parë kjo me vret. Ne krejt karrieren time skam bërë asnjë hap duke ofenduar kend, duke kerkuar pritagonizem ne “skandale” portalesh apo duke mohuar punët e të tjerëve. As nuk dua te konkuroj me askend, ne fund publiku eshte ai qe jep vlersimin. Suksese secilit ne punën e tij sepse as nuk e mendova që bëhej një vorbull e tillë. Kushdo qe do ta shfrytëzojë këtë gjë per ti shtuar kureshtjen punës se tij mbare i shkofte edhe u befte me i madh se Zamiri e Vasili. Respekt.

Un dua ti ngjaj Ijes time dhe dua te jem gjithmonë Besi që jam. qëllimi im eshte të mbajm sa me gjatë Qendrën Vullnetare ne Bubq ku kemi fiks 30 dite që me shpirt mundohemi për ti shërbyer bashkfshatarëve të mi pas asaj fatkeqsie. Shifra e vetme që dua të arrij është ndërtimi i sa me teper shpiave ne Bubq. Zoti ju rujt./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!