Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

  • Po 85%
  • Jo 15%
Loading ... Loading ...
 

PE miraton raportin për Shqipërinë/ Çika: BE mbështet anëtarësimin tonë. Duhet të fokusohemi më shumë te sfidat

schedule13:20 - 5 Maj, 2026

schedule 13:20 - 5 Maj, 2026

Parlamenti Europian ka votuar këtë të martë, më 5 maj, raportin për Shqipërinë për vitin 2025, duke marrë një mbështetje të gjerë me 58 vota pro. Edhe pse dokumenti konfirmon mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të BE-së për anëtarësimin e vendit, ai vë theksin te problemet endemike që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme.

Sipas pedagogut Emilio Çika, fokusi i shtetit shqiptar duhet të zhvendoset nga “fjalët e mira” drejt sfidave reale si korrupsioni dhe çështjet socio-ekonomike. Ekspertët paralajmërojnë se Shqipëria ndodhet ende në një proces plotësimi dhe duhet të punojë në disa rrafshe për të përmbushur kërkesat teknike.

Një sfidë kyçe mbetet përmbyllja e grupkapitujve brenda vitit 2027, pasi dështimi në këtë afat do të sillte shtyrjen e procesit të anëtarësimit. Në këtë kuadër, raporti shërben si një udhërrëfyes ku mesazhet kryesore lidhen me gjetjet specifike që kërkojnë zgjidhje konkrete. Ky votim në Komisionin për Punët e Jashtme rikonfirmon rrugëtimin europian të vendit, por me kushtin e trajtimit të problemeve të mbetura pezull.



Ajo që do duhet të fokusohet Shqipëria, janë gjendet e raportit dhe problemet endemike të Shqipërisë. Edhe pse ka arritje, ka edhe probleme të caktuara, siç është problemi i korrupsioni, apo vëmendja që duhet të japë Shqipëria për çështje të caktuara socio-ekonomike. E mira e të gjithë këtyre raporteve është mbështetja e vazhdueshme që jep BE dhe mbështetja që japin institucionet e BE, kundrejt anëtarësimit të Shqipërisë.

Ajo që ne duhet të përqendrohemi, nuk duhet të jetë vetëm tek fjalët e mira, por duhet të fokusohemi edhe tek sfidat dhe zgjidhja e çështjeve, apo problematikat, ku Shqipëria është ende në një proces plotësimi. Nëse brenda 2027-ës nuk arrijmë dot të përmbushim përmbylljen e grupkapitujve, për pasojë edhe afati shtyhet më pas për procesin e anëtarësimit. Punohet në disa rrafshe për të arritur kërkesat e BE. Mesazhet që vijnë nga raportet e institucionet e BE, është tek gjetjet që duhet të fokusohen në një zgjidhje”, tha Çika.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!