Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Trump bllokadë për hapjen e Hormuzit/ Krisafi: Lufta në Iran pritet të intensifikohet

schedule21:37 - 4 Maj, 2026

schedule 21:37 - 4 Maj, 2026

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledion Krisafi në një intervistë në emisionin “War Report” në ABC News foli për konfliktin në Lindjen e Mesme.

Gjatë intervistës ai u shpreh se në orët në vijim lufta në Iran pritet që të intensifikohet.

“Luftë në orët në vazhdim mendoj që do të intensifikohet. Një prej palëve duhet të lëshojë pak më shumë më negociata”, u shpreh ai.



Sipas tij, situata mbetet e ndërlikuar për shkak të rolit që luajnë elementë të regjimit iranian, të cilët, edhe nëse nuk janë drejtpërdrejt në pushtet, vijojnë të ndikojnë në destabilizimin e rajonit, veçanërisht në Ngushtica e Hormuzit.

Krisafi theksoi se një përfshirje më e madhe ushtarake amerikane do të kërkonte dhjetëra mijëra trupa, çka do të çonte në një konflikt të gjatë në Lindjen e Mesme. Sipas tij, ky është një skenar që nuk i intereson Donald Trump.

 “Për aq kohë sa  elementë të regjimit në Iran janë në pushtet në një mënyrë apo një tjetër do të ja bëjnë jetë të vështirë amerikanëve në Ngushticën e Hormuzit. Duhet një numër disa dhjetëra mijëra ushtarë amerikanë, por kështu do përfundonte në një luftë të zgjatur në Lindjen e Mesme, dhe kjo do të ishte gjëja e fundit që do të donte Trump”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!