Finalizohet operacioni i koduar “Remove”.
Gjatë këtij operacioni janë zbardhur 6 raste të vjedhjes së motomjeteve, të ndodhura gjatë në 2 muajve të fundit.
Në pranga është vënë 33-vjeçari Ermond Gjina që vidhte motomjete, i çmontonte në pjesë dhe i shiste ato. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën pjesë të motomjeteve të vjedhura.
Gjithashtu është proceduar penalisht një 39-vjeçar, pasi dyshohet se ka përvetësuar nga i arrestuari, motomjet dhe pjesë motomjetesh, të vjedhura.
Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 33-vjeçari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


