Avokati Edmond Petraj thotë se PD ka pushuar së ekzistuari dhe u kthye në komedi, teksa selia blu i ka mbyllur derën disa kandidaturave për zgjedhjen e kryetarit, kundër Sali Berishës.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Petraj u shpreh se PD ishte më demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës, se të Sali Berishës.
Petraj shtoi se sipas nenit “Basha”, Berisha nuk duhet të ishte më në krye të PD, pasi humbi zgjedhjet parlamentare në 11 maj 2025.
“Komedia këtu, Flamuri e di. PD ka qenë më shumë demokratike në kohën e Bashës, se tani në drejtimin e Berishës. Ata vunë disa kritere, të cilat ishin vërtet për të qeshur. Ato kritere vetëm Berisha i plotësonte. PD pushoi së ekzistuari dhe u kthye në komedi. PD i ka dyert e hapura, se ka edhe Gjykatë të PD. Këta që kanë vërejtje, ankohen te ajo. Kemi nenin 46 të statutit të PD, e ka të saktësuar, kryetari nuk kandidon më nëse ka humbur zgjedhjet.
Kur të bëhen ndryshimet e reja në PD, që tek regjistri i partive politike, kur gjyqtari që do marrë çështjen, bën vendimin e vet. Nëse do kemi dhe ankimet e tyre, për kundërshti të zgjedhjeve, besoj se do kemi komedi, si komedi e vulës edhe ajo”, theksoi ai./abcnews.al


