Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Partizani shkarkon trajnerin/ Oltjon Kërnaja largohet nga pankina, shkak rezultatet negative

schedule19:26 - 30 Prill, 2026

schedule 19:26 - 30 Prill, 2026

Ka zgjatur rreth shtatë muaj aventura e Oltijon Kërnajës si trajner i skuadrës së parë të Partizanit.

Tekniku është shkarkuar nga detyra, pas një vendimi të papritur të klubit të kuq të kryqytetit.

Me anë të një njoftimi në llogaritë zyrtare, Partizani arsyeton vendimin e tij me rezultatet negative të javëve të fundit.



“Largimi vjen pas rezultateve zhgënjyese që ekipi ka rregjistruar së fundmi çka ka kompromentuar ndjeshëm objektivat e klubit”, lexohet në njoftimin që zyrtarizon largimin e Kërnajës.

Tekniku mori drejtimin e skuadrës në tetor të vitit të kaluar, duke zëvendësuar në pankinë Mladen Milenkoviç.

Ai bëri një punë të mirë në fillimin e aventurës së tij, por javët e fundit në Kategorinë Superiore kanë qenë negative.

Në shtatë ndeshje, Partizani ka vetëm një fitore, ndërsa ka regjistruar tre barazime dhe tre humbje, e fundit në derbin kundër Tiranës, që duket se ka vulosur fatin e tij.

Pavarësisht këtyre rezultateve të kuqtë renditen në vendin e pestë me 45 pikë, po aq sa Dinamo e vendit të katërt. Kjo do të thotë se vazhdon të luftojë për një vend në “final four”, por duke parë shkëputjen e kryesuesëve dhe për shkak të formulës me përgjysmim pikësh në “finalet e sezonit”, ka vetëm shpresa matematikore për titullin.

Gjithsesi një biletë për në Kupat e Europës do të ishte një arritje e mirë. Ky objektiv deri në fund të sezonit do t’i besohet stafit ndihmës të dhe drejtorit sportiv, Agim Ibrahimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!