Tentoi të vidhte para në banesën e një të moshuari, të cilin e dhunoi dhe e kanosi me thikë, policia arreston 53-vjeçarin Pajtim Dhana, i cili ishte shpallur në kërkim.
53-vjeçari dyshohet se në orët e para të datës 18.04.2026, është futur i maskuar në banesën e një të moshuari, në fshatin Pishë Poro, e ka dhunuar dhe kanosur me thikë atë, që t’i vidhte një shumë parash, por është larguar pa vjedhur.


