Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Mamdani kërkon diamantin/ Kryebashkiaku i New York – Monarkut Britanik: Ktheni diamantin Koh-i-Noor

schedule13:20 - 30 Prill, 2026

schedule 13:20 - 30 Prill, 2026

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani kishte një mesazh për mbretin Karl III, I cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara për një vizitë që është në përmbyllje të saj.

Demokrati tha se e inkurajon monarkun britanik qe te ktheje diamantin Koh-i-Noor.

Guri i çmuar, një nga diamantet më të mëdhenj të prerë në botë, është pjesë e Xhevahireve të Kurorës të sekuestruara nga East India Co. pas Luftës së Dytë Anglo-Sikh të vitit 1849.



Diamanti iu dha Mbretëreshës Viktoria dhe është i ekspozuar në Kullën e Londrës, me vende si India, Pakistani, Irani dhe Afganistani që pretendojnë pronësinë.

Kryebashkiaku i Nju Jork I bëri komentet kur u pyet nga një gazetar përpara vizitës së Mbretit Charles dhe Mbretëreshës Camilla në vendin e sulmeve të 11 shtatorit në Nju Jork. Kjo ishte vizita e parë në qytet nga një monark britanik në pushtet në 16 vjet. Kryebashkiaku dhe mbreti u takuan, por nuk pati nje koment se per cfare biseduan.

Socialdemokrati lindi në Ugandë nga prindër nga India, të dyja ish-pjesë të Perandorisë Britanike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!