Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët në zonën e Selenicës, duke u djegur plotësisht.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti është shkrumbuar totalisht, ndërsa dyshimet e para lidhen me një shkëndijë elektrike që mund të ketë shkaktuar zjarrin.
Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.


