Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Mitaj e bën “sefte”/ Vjen asisti i parë i futbollistit shqiptar në Arabinë Saudite

schedule12:38 - 30 Prill, 2026

schedule 12:38 - 30 Prill, 2026

Nuk ka qenë aspak vetvetja. Mario Mitaj ka kaluar probleme e halle të shumta këtë sezon tek Al Itihad, dhe ishte një lehtësim që më në fund ishte vërtet I dalluar.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare luajti si titullar në ndeshjen e Ligës Profesioniste Saudite që ekipi I tij, Al Itihad, e fitoi 2-0 në fushën e rivalit Al Tauon.

Mitaj ishte njeriu që krijoi golin e parë, me asistin për shënuesin e fortë Husem Auar që në 19’.



Ky ishte asisti i parë i tij në edicion në kampionat, ndërsa ka shënuar edhe një gol.

Al Itihad, që disa muaj më parë humbi kapitenin Karim Benzema që kaloi tek Al Hilal, shënoi edhe golin e dytë me autor En Nesirin, por sërish nuk bindi dhe vendasit ishin pa fat.

Mitaj kaloi një mbrëmje të vështirë, duke u përpjekur të përballojë sulmet e Al Tauonit, që vinin nga të gjitha anët dhe nuk reshtën deri në fund.

Thamë se futbollisti kuqezi ka kaluar një stinor të vështirë në Arabinë Saudite.

Ai ka humbur plot 13 ndeshje, madje duke mos qenë fare pjesë e skuadrës, në 12 prej të cilave si zgjedhje e trajnerit, dhe në një tjetër I pezulluar.

Kjo do të thotë gati gjysma e 30 javëve që janë zhvilluar në kampionat deri tani.

Kontrasti dhe paradoksi është se në të 17 ndeshjet e tjera ka qenë në fushë titullar dhe deri në fund, me përjashtim të dy sfidave ku është zëvendësuar dhe ka humbur gjithsej 13 minuta.

Gjithsesi, ky alternim për shkak të numrit të madh të të huajve tek Al Itihadi ka ndikuar, ashtu si edhe sezoni I vështirë I skuadrës që vjet u shpall kampione e Arabisë Saudite dhe fitoi Kupën e Mbretit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!