Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

E pazakontë në Spanjë, paditet gjykatësi/ Përdori CHATGPT për të shkruar vendimin

schedule16:32 - 29 Prill, 2026

schedule 16:32 - 29 Prill, 2026

Një gjyqtar në Spanjë ka përfunduar nën procedim disiplinor pasi në tekstin e një vendimi gjyqësor janë zbuluar detaje që tregojnë se për përgatitjen e dokumentit ishte përdorur ChatGPT. Rasti u konsiderua i rëndë nga Këshilli i Përgjithshëm i Pushtetit Gjyqësor, i cili vendosi t’i vendosë magjistratit një gjobë prej 1 mijë eurosh për shkelje të rëndë, por pa e pezulluar nga detyra. Vendimi u mor me shumicë votash nga komisioni disiplinor, i cili e cilësoi rastin si shkelje të rregullave mbi menaxhimin dhe publikimin e të dhënave të përftuara gjatë ushtrimit të funksionit.

Fillimisht, prokuroria kishte kërkuar një masë më të ashpër, duke propozuar pezullim 15-ditor dhe sanksion financiar, duke e konsideruar veprimin si një shkelje shumë serioze dhe madje si “injorancë e papranueshme” në ushtrimin e detyrës. Megjithatë, kjo linjë nuk u mbështet nga organet disiplinore, ndërsa një pjesë e akuzës kërkoi edhe mbylljen e çështjes pa ndëshkim. Sipas Këshillit Gjyqësor, problemi nuk qëndronte te përdorimi i inteligjencës artificiale në vetvete, por te mënyra se si ajo ishte përdorur. Institucioni vlerësoi se gjyqtari nuk ia kishte deleguar plotësisht vendimmarrjen sistemit, por e kishte përdorur atë si ndihmë shtesë në hartimin e vendimit.

Inteligjenca artificiale është bërë pjesë e pandashme e jetës së përditshme. Nga pyetjet më të thjeshta deri te këshillat personale apo financiare, miliona njerëz i drejtohen çdo ditë platformave si OpenAI ChatGPT dhe shërbimeve të ngjashme. Rritja e përdorimit tregon qartë se kjo teknologji ka hyrë në rutinën tonë, por ekspertët paralajmërojnë se pas komoditetit fshihen edhe rreziqe reale, sidomos kur bëhet fjalë për privatësinë dhe të dhënat personale.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!