Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e së mërkurës pamje nga ora e programit mësimor “Toka në Shkollë”, në shkollën “Jani Minga” në Vlorë.
Kreu i qeverisë shkruan se përmes këtij programi fëmijët mësojnë të mbrojnë tokën dhe të duan natyrën.
“Dita nis bukur në shkollën “Jani Minga” në Vlorë, ku fëmijët mësojnë të mbrojnë tokën si pjesë e programit “Toka në Shkollë”, një nismë që afron nxënësit me natyrën”, shkruan Rama.
Programi “Toka në Shkollë” është tashmë pjesë e kurrikulës shkollore dhe po nxit një qasje të re në lidhjen mes nxënësve dhe natyrës, përmes aktiviteteve praktike dhe mësimeve ndërvepruese.


