Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria, përparim kundër pastrimit të parave”/ Ribaj: Inteligjenca Artificiale do të zbulojë transaksionet e dyshimta

schedule14:24 - 28 Prill, 2026

schedule 14:24 - 28 Prill, 2026

Shqipëria ka shtuar luftën kundër pastrimit të parave. Pas daljes nga lista gri një mision i “MoneyVal” ka vizituar Shqipërinë për të vijuar reformat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Artur Ribaj ekspert për Tregjet financiare në një intervistë në “Money Raport” u shpreh se është e rëndësishme reduktimi i parave Cash. Gjithashtu gjatë intervistës theksoi se Inteligjenca Artificiale do të zbulojë edhe transaksionet e dyshimta.

“Duke qenë se ë gjitha institucionet ndërkombëtare janë shumë të kujdesshëm jo vetëm në kuadrin rregullator ligjor, por edhe mënyrën se si është zbatuar, duhet të dihet se cila është qasja. Jam dakord që duhet të ketë shtrëngesa, por duhet kujdes për të mos u futur në ngërç. Duhet thënë se historia nuk ka nisur këtë vit, ka dekada që po punohet në këtë drejtim. Banka e Shqipërisë ka punuar shumë, institucionet kanë shumë vite që punojnë, por problem qëndron si tani ndihet ekzistenca në ekonomi. Duhet thënë se qytetarët duhet të jenë të gatshme të tregojnë burimin e parave. Transaksionet raportohen, ka një raportim automatik. Jepet edhe si këshilli se kush do të ndajë transaksionet. Biznesi nga ana e vet duhet të jetë i përgatitur të jetë i kujdesshëm në zbatim të një vendimi të marrë. Duhet thënë që Inteligjenca Artificiale do të zbulojë transaksionet e dyshimta”, tha ai.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!