Një aksident i rëndë u regjistrua në aksin kombëtar Librazhd-Elbasan. Të paktën katër automjete janë përfshirë në aksident. Ndërsa dyshohet se një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë 3 ambulanca dhe 2 mjete të shërbimit zjarrfikës.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga ABC News, përplasja nga qenë e fortë disa makina janë zhvendosur në anë të rrugës, ndërsa një tjetër është shkatërruar plotësisht.
Si pasojë e aksidentit është bllokuar edhe qarkullimi i mjeteve të tjera në këtë aks.
/abcnews.al/


