Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Raporti i 2025/ Kreu i SPAK: Janë sekuestruar 12.4 milionë euro në kriptovalutë

schedule10:42 - 27 Prill, 2026

schedule 10:42 - 27 Prill, 2026

TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho, duke raportuar në KLP, tha se gjatë 2025 janë sekuestruar 12.4 milionë euro në kriptovalutë.

“Në 2024, por edhe më parë, kemi disa çështja, ku janë sekuestruar pasuri me vlera të mëdha dhe këto pasuri nuk është se janë kthyer, por janë ende në proces, Janë në proces hetimi dhe gjykimi dhe nuk ka vendim të formës së prerë. Nuk ka kthime të atyre pasurive.  Jenë 12.4 milionë euro të sekuestruara në kriptovalutë.

Kemi problematikë për administrimin e kriptomonedhave të konfiskuara. Po punohet për miratimin e kuadrit ligjor për administrimin e  tyre. Shpresojmë që së shpejti kjo të rregullohet, që të mund të administrohen portofolet e kriptovalutave sepse lidhet edhe me vënien e tyre në punë, kjo pasi janë shifra që mund të kenë ndryshime drastike në një kohë shumë të shkurtër”, tha Braho./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!