LEZHË- Në prag të Ditës së Kërcimit, qyteti i Lezhës është kthyer në një skenë të madhe artistike.
Mbahet edicioni i tretë i “Shtojzovalle Fest”, i cili ka mbledhur më shumë se 20 grupe artistike nga e gjithë Shqipëria, me rreth 500 fëmijë që performojnë në disiplina të ndryshme të kërcimit.
Kjo skenë është një mundësi që artistët e vegjël të shprehin talentin e tyre. Ambicia është që festivali të kthehet në një traditë të përvitshme.
Në edicionin e këtij viti, në festival marrin pjesë edhe grupe kërcimi nga Kosova, duke i dhënë këtij eventi një dimension gjithëpërfshirës./abcnews.al


