Qeveria ka çuar në Kuvendin e Shqipërisë një raport të detajuar sa i përket negocimit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në këtë raport citohet se vendi ynë ka hapur të gjithë grupkapitujt në vetëm 13 muaj dhe aktualisht procesi ka kaluar në një fazë intensive negociuese.
“Anëtarësimi i Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030 përfaqëson më shumë se një objektiv të politikës së jashtme, ai përbën një proces të thellë përmirësimi institucional, si dhe një transformim ekonomik dhe shoqëror”.
Procesi citon raporti nuk është vetëm politik, por transmormon vendin në rrafsh ekonomik, insitucional dhe shoqëror.
Sa i përket pavarësisë së sistemit të drejtësisë dhe vijimësisë së drejtimit të institucioneve kyçe, është forcuar praktika e rinovimit të rregullt dhe transparent të pozicioneve të nivelit të lartë në drejtësi, mbi bazën e parimeve të meritës dhe integritetit.
Ministri I Jashtëm, Ferit Hoxha puubikoi deklaratën e Delphit, duke thënë se zgjerimin përbën rol thelbësor në axhendën e BE-së dhe Shqipëria është e vendosur në rrugën e saj, për integrim, deri në 2030.
“Ritmi i përshpejtuar i negociatave për disa vende kandidate, përfshirë Shqipërinë, së bashku me angazhimin e ripërtërirë politik në të gjithë BE-në, janë tregues të fortë se Bashkimi Evropian po shkon drejt pranimit të anëtarëve të rinj deri në vitin 2030. Shqipëria mbetet plotësisht dhe vendosmërisht e angazhuar për të qenë pjesë e këtij ndryshimi historik.”
Për këtë fazë intensive negociuese, Taulant Balla, krue I grupit parlamentar të PS, kërkoi edhe angazhimin e opozitës.
“Hiqni dorë nga balta ndaj Shqipërisë. Nuk iu bën nder të shani nga mëngjesi deri në darkë Shqipërinë. Ne kemi gatishmëri të punojmë me ju për gjithçka, por edhe ju duhet të merrni përgjegjësi”.
Raporti për ecurinë e Shqipërisë në negociatat me BE
Progres shumë i shpejtë në negociata
* Shqipëria ka hapur *të gjithë grupkapitujt në vetëm 13 muaj*, një nga ritmet më të shpejta në historinë e zgjerimit të BE-së.
* Procesi ka kaluar nga faza përgatitore në një *fazë intensive negociuese*.
Objektiv i qartë strategjik
* Synimi kryesor është *anëtarësimi në BE deri në vitin 2030*.
* Procesi shihet jo vetëm si politik, por si *transformim ekonomik, institucional dhe shoqëror*.
Progres në shtetin e së drejtës dhe drejtësi
* Janë përmbushur kushtet ndërmjetme në kapitujt kyç (23 dhe 24).
* Ka:
* Reforma në sistemin e drejtësisë
* Rritje të transparencës dhe meritokracisë
* Ulje të backlog-ut të çështjeve gjyqësore
* Janë miratuar rreth *75 akte ligjore/rregullatore*.
Lufta kundër korrupsionit po forcohet
* Rritje e hetimeve dhe vendimeve gjyqësore për:
* korrupsionin
* krimin e organizuar
* Strategjitë antikorrupsion kanë *nivel të lartë zbatimi (mbi 80%)*.
* Bashkëpunimi mes institucioneve është përmirësuar ndjeshëm.
Përparim në të drejtat themelore
* Janë miratuar ligje për:
* barazinë gjinore
* mbrojtjen nga diskriminimi
* mbrojtjen e gazetarëve
* Ka përmirësime në:
* mbrojtjen e të dhënave personale
* të drejtat e fëmijëve dhe pakicave
Digjitalizimi si prioritet kyç
* Sistemi i drejtësisë dhe administrata po kalojnë në *procese digjitale* (ICMIS, kadastra, etj.).
* Digjitalizimi ka rritur:
* efikasitetin
* transparencën
* uljen e korrupsionit
Përmirësim në administrim dhe pronë
* Digjitalizimi i kadastrës ka arritur deri në *80%*.
* Ka rritje të legalizimeve dhe kompensimeve për pronat.
Sfidat
* rekomandime të papërmbushura (p.sh. GRECO)
* nevojë për forcim të mëtejshëm të institucioneve
* Fokus kryesor për vitet 2026–2028:
* përmbushja e kushteve mbyllëse
* rezultate konkrete dhe të matshme.


