Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi tha se qeveria e Kurtit nuk po ndërton marrëdhënie të drejtpërdrejta dhe të qëndrueshme me SHBA. Abazi shtoi se Kosova po humb pozicionin e saj si partner i preferuar i SHBA-së në rajon, ndërsa kritikon distancimin e qeverisë nga aleanca strategjike.
Për Abazin, SHBA e cilëson Kosovën si projektin më të rëndësishëm të diplomacisë.
“Kurti nuk do të hyjë në marrëdhënie me SHBA dhe kushdo që ka i pret rrugën e komunikimit. Nëse e lë ambasadorin pa shofer, pa fonde minimale dhe për 6 vite qeveria nuk arrin të komunikojë me instancat, shkeput kontratat e lobimit. Lobimi është formë e vetme e angazhimit të Kongresit dhe Senatit.
Osmani operon ndryshe, amerikanët kanë dashur formë të komunikimit të sinqertë; për amerikanët Kosova ka qenë projekti më i suksesshëm i diplomacisë.
Shihni Afganistanin ku është, në Ballkan është duke u kërkuar partneri racional i SHBA dhe preferenca është të jenë shqiptarët. Por po i ofrojnë serbëve të krijojnë marrëdhënie për energji, po i kërkojnë grekëve. Kurti nuk e do afërsinë me SHBA.”, tha Abazi. / abcnews.al /


