Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi sot në rrjetin e tij Truth Social se do ta hiqte bllokadën amerikane ndaj porteve iraniane vetëm nëse do të kishte një marrëveshje me Iranin.
“Bllokada, të cilën nuk do ta heqim derisa të ketë një marrëveshje, po e shkatërron plotësisht Iranin’’, pohoi ai.
“Ata po humbasin 500 milionë dollarë në ditë, një shifër që është e paqëndrueshme për ta, madje edhe në afat të shkurtër”, shkroi presidenti amerikan në një mesazh ku kritikoi ashpër edhe mbulimin e konfliktit nga media amerikane


