Partia e ish-presidentit pro rus Rumen Radev është fituesja e zgjedhjeve parlamentare në Bullgari të mbajtura këtë të diel, 19 prill.
Menjëherë pas mbylljes së votimeve, exit pollet nxjerrin fituese partinë Bullgaria Progresive të Radev me rreth 40% të votave.
Partia e dytë pritet të renditet GERB e ish-kryeministrit Bojko Borisov me 15% të votave.

Zgjedhjet parlamentare në Bullgari shënuan një pjesëmarrje prej 45% të votuesve, sipas Komisionit të Zgjedhjeve, më e lartë në krahasim me votimet e shkuara.
Rreth 6.5 milionë qytetarë iu drejtuan kutive të votimit, zgjedhje këto të teta brenda 5 viteve të fundit, çka tregon një mungesë të theksuar të stabilitetit politik në Bullgari.


