Kryetarja e Lidhjes së Mësuesve në Greqi, Klarita Selmani, e cilësoi çmimin “Shqiponja e Artë” si një nga vlerësimet më të larta, duke theksuar punën shumëvjeçare të mësuesve për ruajtjen e gjuhës shqipe në diasporë.
Ajo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit mes diasporës dhe atdheut, si dhe rolin e samiteve në forcimin e komunikimit dhe zhvillimin e politikave në mbështetje të komuniteteve shqiptare jashtë vendit.
“Shqiponja e Artë është një nga vlerësimet më të larta nga Kryeministri, është një vlerësim i madh për një organizatë si ne. Puna që bëjnë mësuesit për vite të tëra, përpjekja e tyre për të mbrojtur gjuhën shqipe, është një vlerësim i lartë.
Falënderojmë kombin tonë, sepse ai na vlerësoi. Samitet janë një hapësirë e rëndësishme, sepse jemi në kontakt direkt me kombin tonë; aty na tregojnë politika dhe gjithçka që projektojnë për çdo anë të ekonomisë, kulturës dhe diasporës.
U vendos një komunikim i menjëhershëm dhe u theksuan gjërat më të domosdoshme: mësimi i gjuhës shqipe, bashkëpunimi diasporë-atdhe për ndihma reciproke që mund të japë diaspora dhe vendi ynë, për të krijuar një platformë më të gjerë dhe me rezultate më të mira në favor të atdheut.” / abcnews.al /


