Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur, ndërsa negociatorët amerikanë janë nisur për në Pakistan.
Presidenti amerikan Donald Trump tha se ekipi I tij do të jetë në Islamabad për bisedime me Iranin të hënën në mbrëmje.
Ai e akuzoi Iranin për shkelje të armëpushimit duke sulmuar anijet, dhe shtoi se nuk ka kuptim mbyllja e rrugës tregtare, pasi ajo ishte tashmë e mbyllur nga bllokada amerikane.
Trump theksoi se Uashingtoni ofron një marrëveshje shumë të drejtë dhe të arsyeshme dhe përsëriti kërcënimin e tij se nëse Teherani nuk pranon, do të shkatërrohet çdo termocentral dhe urë në Iran.
Deklaratat e Trump erdhën pasi ryenegociatori i Iranit dhe kryetari i parlamentit, Mohammad-Bagher Ghalibaf, ka thënë se është arritur përparim në negociatat me Uashingtonin përmes ndërmjetësve, por ende mbetet një distancë e madhe midis dy palëve.
Ghalibaf e bëri të qartë se ndërsa bisedimet diplomatike janë duke vazhduar duke përdorur ndërmjetës, negociatat janë larg arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare.
Ai gjithashtu përsëriti pretendimet e mëparshme se Irani ka nën kontroll Ngushticën e Hormuzit, ndërsa paralajmëroi Shtetet e Bashkuara që t’I japin fund bllokadës së porteve iraniane.
Ndërkohë Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare i Iranit tha se SHBA kanë paraqitur propozime të reja, të cilat Teherani “po i shqyrton aktualisht dhe ende nuk u është përgjigjur”.


