Jo më kot e quanin “Platini I Proletariatit”.
Sulejman Demollari ishte I ftuar special në një nga ndeshjet kryesore të kampionatit rumun, asaj mes Dinamos së Bukureshtit dhe Universitateas së Kluzhit.
Ish-mesfushori I shkëlqyer I kombëtares shqiptare veshi për 3 sezone fanelën e Dinamos, pra ishte një nga “qentë e kuq”, siç njihet ky ekip në Rumani, dhe ish-klubi I tij e respektoi duke I dhënë rastin të niste topin e parë nga qendra.
Një shpërblim I merituar për atë që ka dhënë në karrierë për për këtë fanelë, me 100 ndeshje të luajtura e 36 gola të shënuar, duke fituar edhe titullin kampion në 1992.
Jo më kot, sipas sondazhit të dikurshëm, shqiptari është lojtari më I mirë I huaj që ka luajtur ndonjëherë për Dinamon e Bukureshtit.
Pasi e shkelmoi topin dhe pasi u përshëndet me tifozë, Demollari foli për platformën televizive Prima Sport, në një transmetim direkt, duke treguar se ishte shumë I nderuar dhe shumë I emocionuar që u respektua nga ish-klubi I tij, ndërsa kishte shumë kohë pa shkelur në Rumani.
E përditshmja e Bukureshtit, “Gazeta Sporturilor” I mori një intervistë ekskluzive dhe lajmëron se ish-mesfushori I Shqipërisë ndodhet në Rumani për të xhiruar një film dokumentar kushtuar jetës dhe karrierës së tij.
Për kënaqësinë e Demollarit, Dinamo e fitoi ndeshjen e plej ofit ndaj Kluzhit me rezultatin 2-1 në “Arenën Nacionale” në kryeqytet dhe ishte një sukses I rëndësishëm ndaj kryesueses së kampionatit, edhe pse diferenca mbetet e madhe.


