Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

BE drejt tkurrjes demografike, gati 30 milionë banorë më pak deri në vitin 2100

schedule19:16 - 17 Prill, 2026

schedule 19:16 - 17 Prill, 2026

Popullsia e Bashkimit Evropian pritet të arrijë kulmin në vitin 2026 me 453,3 milionë banorë, përpara se të hyjë në një rënie të zgjatur që do ta çojë në 419,5 milionë deri në vitin 2100. Të dhënat vijnë nga projeksionet më të fundit demografike të publikuara nga Eurostat.

Sipas raportit, BE-ja do të ketë 27,3 milionë banorë më pak krahasuar me vitin 2022, i cili shërben si bazë për këtë përditësim. Megjithatë, ky skenar parashikon një kusht kyç: ardhjen e rreth 98 milionë migrantëve në shtetet anëtare deri në fund të shekullit.

Italia dhe Polonia pritet të jenë vendet më të goditura në terma absolutë, duke humbur secila mbi 8 milionë banorë deri në vitin 2100. Ndërkohë, rëniet më të mëdha në përqindje parashikohen në Letoni dhe Lituani, me tkurrje përkatësisht 37,8% dhe 36,7%.



Lista e vendeve me rënie të ndjeshme përfshin gjithashtu Poloninë, Rumaninë, Bullgarinë dhe Greqinë, ku popullsia pritet të bjerë me 20% deri në 30%.

Një tjetër shqetësim i madh lidhet me plakjen e popullsisë. Sipas Eurostat, deri në vitin 2050 në BE do të ketë më pak se dy persona në moshë pune për çdo të moshuar. Ky raport pritet të përkeqësohet më tej deri në vitin 2100, kur parashikohet të ketë vetëm pesë persona në moshë pune për çdo tre të moshuar.

Këto zhvillime ngrenë pikëpyetje serioze për tregun e punës, sistemet e pensioneve dhe qëndrueshmërinë ekonomike të bllokut në dekadat e ardhshme.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!