Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Më duhej të rrisja fëmijët, gabova”: Historitë prekëse të tre grave të burgosura që u transmetuan LIVE në ERTV

schedule15:53 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 15:53 - 28 Dhjetor, 2019

Tre gra kanë rrëfyer historitë e tyre tragjike sot përballë kryeministrit Rama ndërkohë që gjithçka transmetohej live në ERTV.

Unë jam Redona 24 vjece, jam arrestuar para 3 vite e gjysëm në doganë pasi supozohej se isha duke trafikuar lëndë narkotike.

Kam 3 vjet e gjysëm që vuaj dënimin e mund të them që jam penduar shumë, ishte gabim që unë bëra dhe mendoj se ishte më shumë mosha ime e vogël që më detyroi të bëj atë lloj gabimi.

Duke ardhur këtu e duke arritur të njoh e njerëz e histori të tjera kam arritur të kuptoj që gratë këtu s’duhen paragjykuar per asnjë vepër që kanë bërë se ka qenë një moment i gabuar ose për shkak të faktorëve ekonomikë dhe vështirësive familjare që kanë pasur.

S’duhen gjykuar aq rëndë nga gjykata për veprime që kanë ndodhur për faktorë të ndryshëm. Doja tju kërkoja edhe që kur gratë plotësojnë afatet para kohe të tregoheshin pak më të lehta për gratë që janë nëna e bija e i mungojnë një familje, një shtëpi ka nevojë për një grua për të qendruar shtëpi e fortë”, tha njëra prej tyre.

Unë jam Ermira, jam dënuar për trafik ndërkombëtar droge, të hashashit. Nuk jam krenare e më vjen shumë turp në radhë të parë nga vetja e fëmijët, kam 3 fëmijë, por isha e detyruar nga gjendja ekonomike, isha e ndarë me 3 fëmijë që i rrisja vetëm, me detyroi të bëj disa vepra që s’ndihem aspak krenare.

Kam 5 jet që vuaj dënimin duke lënë 3 fëmijë vetëm që më presin dita me ditë. E kur më pyet ai i vogli mama kur do vish e nuk di përgjigjen është një ndienjë që s’mund tua shpjegoj me fjalë. Të jesh këtu brenda eshtë shumë e vështirë. Githcka mund të kalohet në jetë por kufizimi i lirisë duhet ta provojë dikush që ta kuptojë.

Një nënë në burg do të thotë një famiilje e shkatërruar, sidomos për fëmijët që s’kanë një nënë pranë ti kontrollojë e ti mbledhë“, tha një tjetër grua edhe ajo e dënuar për trafik lëndësh narkotike.

Yllka, unë kam 8 vjet këtu e kjo që ka ndodhur këtë herë s’ka ndodhur më parë. Të gjitha kanë qarë nga gëzimi, të gjitha rrinë me zermët ngrirë kush do i bjerë fati të dalë. Gruaja është drita e shtëpisë, shtëpive tona i mungon drita”, tregoi gruaja e tretë.

Kryeministri Rama ishte bashkë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në burgun e grave në Tiranë. Amnistia e këtij fundviti preku 56 prej tyre, ku 28 do të lirohen menjëherë kurse 28 të tjerave iu ul dënimi me 1/3.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!