Dhjetë vendet më magjike për të festuar Vitin e Ri 2020

schedule15:54 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 15:54 - 28 Dhjetor, 2019

Viti i Ri 2020 është vetëm pak ditë larg, por le të rikujtojmë  disa vende që janë veçanërisht magjike për t’u vizituar.

Më poshtë janë 10 vendet më festive për të kaluar ndërrimin e viteve.

10.Cape Town, Afrika e Jugut

 

Kohët e fundit të renditura si një nga qytetet më festive në botë për Krishtlindje, Ujëvara e V&A në Cape Town po mbush njerëzit me magji dhe do të jetë si një risi për Vitin e Ri. Vizitorët mund të shijojnë shfaqje me karaktere argëtuese dhe ushqim të shijshëm ndërsa eksplorojnë një vend të mrekullueshëm me ngjyra dhe dritë.

9.Rio de Janeiro, Brazil

 

Edhe pse i gjithë qyteti duket sikur është përgatitur për  të festuar  Karnavalet në pak më pak se dy muaj, Rio de Janeiro gjithashtu është një vend i mrekullueshëm për të kaluar Vitin e Ri. Ritmet e kërcimit samba mbushin rrugët ndërsa banorët e zonës janë veshur me të bardha, që supozohet se sjell fat të mirë.

8.Praga, Republika Çeke

 

Praga vlerësohet nga shumë si një vend i këndshëm për të eksploruar  historinë e pasur kulturore dhe jetën moderne të natës. Është përzierja eklektike të vjetrës dhe të resë që e bën Pragën një vend kaq të shkëlqyer për të shijuar Vitin e Ri,shkruan abcnews.al.

7.San Juan, Porto Riko

 

Festimet e fundvitit janë një ngjarje e lezetshme në San Juan, ku vendasit dhe turistët në ishull nisen për të shijuar një mrekulli madje edhe për të pirë pafund .Provoni pjatën tradicionale të luleshtrydheve të azopas, pastaj shkoni në një nga festat më të nxehta në San Juan.

6.Vankuver, Kanada

 

Festat me varka dhe fjalimet falenderuese për Vitin e Ri  e bëjnë Vancouver një nga vendet më të nxehta për të mirëpritur 2020. Lundrimet  natën e Vitit të Ri janë një mënyrë  e shkëlqyer për të shijuar Vitin e Ri në Kanada. Rezervoni një biletë, vishni veshjen e duhur  dhe përgatituni të shijoni një mbrëmje të tërë plot fishekzjarre, pije dhe argëtime pafund.

5.Valparaíso, Kili

 

Kur bëhet fjalë për fishekzjarrët më të bukura të Vitit të Ri, është e vështirë të mos zgjedhësh  shfaqjen që Valparaíso krijon. Një shfaqje e jashtëzakonshme e dritave ndriçon gjithë bregun e këtij qyteti bregdetar të Kilit. Festimet fillojnë në 28 dhjetor, që do të thotë që ju do të jeni në gjendje të shijoni argëtimin  më shumë se vetëm një mbrëmje. Mos harroni të vishni rroba me ngjyrë të verdhë për fat të mirë,shkuan abcnews.al.

4.NeW York, USA

 

Qendra e famshme e festimeve në New York rreth Times Drop Ball  është ideale për këdo që dëshiron të nisë një vit të mrekullueshëm dhe me pamje spekatakolare. Afërsisht një milion njerëz mblidhen në shesh, duke pritur së bashku me miliarda shikues të TV rënien e gongut në Waterford Crystal në mesnatë. Dritat dhe atmosfera e bëjnë atë një mbrëmje që duhet të përjetoni të paktën një herë në jetën tuaj.

3.Sidnej Australi

 

Ekstravaganca e fishekzjarreve të Sydney Harbour është kundër përgjigjjia për Ball Drop të Nju Jorkut.  Aty mblidhen më shumë se një milion njerëz përgjatë bregut vetëm për të parë këtë pamje të mrekullueshme. Në Australi ju mund të shijoni motin e ngrohtë ndërkohë që përgatiteni për një festë të këndshme të Vitit të Ri që është e mrekullueshme  për çdo lloj moshe.

2.Koh Phangan, Tajlandë

 

Festa  e hënës së plotë ka kohë që festohet në Koh Phangan. Festa konsiderohet të jetë një rit për turistët e rinj. Por, nuk ka asgjë më të bukur si ardhja e  Vitit të Ri. Në Tajlandë zhvillohet  festa më e egër e Vitit të Ri që do të merrni pjesë ndonjëherë në jetën tuaj.

1.Reykjavik, Islandë

 

Ajo që do të përjetoni në Islandë është çmenduri dhe kënaqësi nga përvoja unike kulturore, pasi i gjithë qyteti është i ndriçuar, duke zhurmuar nga  tingujt e këndimit, vallëzimit dhe festimeve të shumta./abcnews.al