TIRANË- Në seancën e kësaj të enjteje në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”, ka dëshmuar Krenar Guçe, zëvendësdrejtor për Krimet në Policinë e Elbasanit, i cili ka folur për rolin e tij në hetime të ndryshme kriminale gjatë viteve 2019–2021.
Krenar Guçe: Njoh pjesërisht disa prej të pandehurve duke qenë se kam qenë OPGJ në Elbasan. Jam marrë në 2029-2021 me disa prej ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur. I njoh për shkak të detyrës.
Pyetje avokati i Fatos Gosës Përparim Kulluri: Je thirrur për ngjarjen e 13.12.2019, ku është vrarë Andi Zylyfi dhe plagosur Ardit Uruçi! Jeni në dijeni të ngjarjes, e keni hetuar
Krenar Guçe: Kam qenë opgj që kam kryer veprime të ndryshme proceduriale. Me sa kujtoj unl e kam referuar në prokurori. Ato që kam bërë i kam hedhur në procesverbal dhe akte proceduriale. Mbaj mend që i kam pyetur familjarët, por i keni në formular nuk mbaj mend me emra konkret. Ka kaluar kohë e gjatë nuk më kujtohen me emra. Kam bërë proceaverbal të këqyrjes së kamerave në Rinas me iniciativë hetimore. Indicia ka qenë si pasojë e rrjedhës natyrale të hetimit. Ne kemi qenë një grup hetimor, drehtuesit më kanë kërkuar të shkoj në rinas të bëj një veprim hetimor, Arian Muça, Leonard palushi dhe Alban Çela. Më dhanë orientim, do shkosh dhe do bësh këqyrjen e kamerave për ardhjen e një personi nga jashtë në Shqipëri, Hajdar Bako. Rezultoi që ka ardhur në mëngjes në Rinas, ka marrë një dhomë në hotel deri pasdite, ka ardhur një person që e ka shoqëruar po në rinas drejt aeroportit. Takimi është bërë në Rinas. Personi është identifikuar. Mbi bazën e një rrjedhoje hetimore dhe informacioneve operative ngrihen dyshime dhe bëhen verifikime. Për të shkuar tek Hajdar Bako ka qenë informacion operativ. Specifikisht s’më kujtohet, eprorët më kanë marrë në zyrë dhe ma kanë thënë dhe kërkuar veprimin. Mos gaboj Palushi ka kryer veprime hetimore por nuk kujtohet çfarë. Jam takuar me këdo familjar që ka patur interes për hetimin, nuk më kujtohet, janë rreth 7 vite. Erion Alibej e kam emër të dëgjuar për shkak të hetimeve, e kam takuar për shkak të hetimeve. Disa herë e kam takuar, kur është paraqitur në DVP dhe në banesën e tij kur kemi kryer veprime hetimore. Nuk më ka paguar asnjëherë, absolutisht asnjë dhuratë. Dumani ka rezultuar autor në vrasjen e Bujar Çelës. Jam marrë personalisht me ngjarjen. Nuk kam patur kurrë telefon të enkriptuar.
Talo Çelën e njoh për shkak të hetimeve që kam kryer, takuar asnjëherë. Unë personalisht nuk kam bërë kontrolle banese të Talo Çelës. Fatos Gosën e kam dëgjuar nuk e kam takuar, s’kam qenë në banesën e tij. Kam bërë kërkesa për marrje tabulatesh por smë kujtohet konkretisht për kë. Dashnor Dumanin e kam emër të dëgjuar, me sa më kujtohet është marrë një herë si person i pyetur për këtë vrasje. Nuk më kujtohet sa pas ngjarjes. Talo Çelën e ka kërkuar gjithë policia e Shtetit, punojmë mbi plane masash, organizimi jo personalisht. Nuk kemi patur autor konkret për këtë ngjarje. Me Erion Alibejn jam takuar me sa kujtohem edhe me koleg të tjerë, por në hetuesi mund të kem qenë dhe i vetëm. Në banesën e tij kam qenë me koleg të policisë Elbasan, mos gaboj edhe Leonard Palushi, Alban Çela smë kujtohet, as Arian Muça. Takimi i parë me Erion Alibej mos gaboj ka qenë në Drejtori. Me sa di ka pasur një çështje tjetër që ka qenë në kërkim Alibej, ka qenë përpara ngjarjes. Nuk më kujtohet nëse e dija që ishte në kërkim në momentin kur e kam takuar. Në 2022 me sa mbaj mend jam thirrur në SPAK dhe kam dhënë deklarime. Hotel “Jurgen” ka qëndruar Bako në Rinas. Kur kam shkuar kam bërë këqyrjen e kamerave. Me shtetasin tjetër me sa kujtohem e ka marrë me automjetin e tij e ka çuar në aeroport, kanë parkuar mjetin dhe janë futur brenda aeroportit. Ka qenë një djalë rreth 35 vjeç, zeshkan, pak i bëshëm. Kemi identifikuar mjetin, ka rezultuar se personi ka qenë ai që kam shënuar në procesverbal që ka takuar. Personi që kam identifikuar ka qenë Armis Stafa.
Hetimi ka rrjedhë logjike, kur verifikohet targa, hapet sistem në pronësi të kujt është, më pas bëhen këqyrjet specifike. I kam bërë këto veprime dhe kemi nxjerrë përfundimet hetimore. Veprimet konkrete nuk më kujtohen. Veprime për këtë takim dhe pse ka ndodhur, nuk më kujtohen konkretisht. Shikojini veprimet hetimore në dosje, procesverbalet, si bëja i vetëm veprimet, por si grup hetimor.


