Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Shtëpia shkrumb e hi/ Albert Vogli: Apartamenti u shkatërrua nga flakët, u dogj çdo gjë

schedule15:07 - 16 Prill, 2026

schedule 15:07 - 16 Prill, 2026

Asgjë nuk i ka mbetur familjes Vogli.  Apartamenti në katin e  katërt në  kompleksin “Arlis”  pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë  është shkrumbuar me gjithçka kishte brenda.

“Jam futur dje kam parë, asgjë s’ka ngelur, çdo gjë është djeg shkrumbuar fare”, thotë ai.

Pasditen e të martës kur në pallatin  12 katësh ku  banon  ra zjarr  Alberti nuk ishte në shtëpi. Tregon se u kthye menjëherë, por flakët  ishin përhapur me shpejtësi.



“Më njoftuan. Erdha direkt. U afrova këtu , ishte përfshirë vendi në flakë.”

Dëmi i shkaktuar është i madh, ndërsa familja me pesë anëtarë ka mbetur pa strehë.

 “Arlis”, kompania  ndërtuese e pallatit deklaroi një ditë më parë se  do tu kthejë  apartamentet e shkatërruara siç kanë qenë, por  banorët thonë  se me ta nuk ka  komunikuar ende askush.

“Kemi dëgjuar nëpër lajme, por këtu s’ka ardhë njeri të na thotë. Kërkojmë të na rikthehet prap apartamenti siç ka qenë”-shtoi ai.

Të paktën rreth  30  apartamente  janë  shkatërruar  plotësisht  ndërsa  të tjerë pjesërisht. Kjo sipas të dhënave paraparake pasi ende nuk ka një  përllogaritje të saktë të dëmit.

Disa prej banorëve kanë hyrë në banesë  për të parë çfarë u ka mbetur pas zjarrit, por në shumë prej apartamenteve në këtë pallat flakët kanë shkrumbuar çdo gjë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!