Jeton në çadër, e moshuara nuk braktis Thumanën edhe pas tërmetit

schedule14:11 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 14:11 - 28 Dhjetor, 2019

Edhe pse ka kaluar më shumë se një muaj nga tërmeti i 26 nëntori kjo gjyshe 81 vjeçare vijon të jetë e tronditur.

Banesa e Gjyze Allamani ndodhet shumë pranë pallateve të shembura totalisht për pasojë edhe banesa e saj pësoi të njëjtin fat. Mosha nuk e lejon të lërë Thumanën ndaj dhe 81 vjeçarja po qëndron në këtë dimër të acartë në çadër.

 

 

Kemi frikë të hyjmë brenda dhe kemi mbetur në çadër. Shtëpinë e kemi të dëmtuar. Po na dhanë ndonjë shpërblim qeveria mirë, nëse jo nuk kemi çfarë bëjmë“, shprehet ajo.

Ajo kërkon të nisë puna për ndërtimin e Thumanës.

Thumana ishte ndër zonat më të godituar nga tërmeti. Sot është thuajse e zbrazur, pasi shumica e banorëve janë larguar. Ata që kanë mbetur janë të moshuar dhe fermërët që nuk kanë ku lenë bagëtitë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!