Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Aksident tragjik në Ekuador, 11 të vdekur pas rënies së autobusit në përrua

schedule07:51 - 16 Prill, 2026

schedule 07:51 - 16 Prill, 2026

Një aksident i rëndë rrugor në Ekuador ka shkaktuar vdekjen e të paktën 11 personave dhe plagosjen e 20 të tjerëve, pasi një autobus doli nga rruga dhe ra në një përrua.

Ngjarja ndodhi të mërkurën pranë zonës Moyeturo, në provincën Azuay, në rajonin e Andeve.

Autoritetet bënë të ditur se 20 të plagosurit janë transportuar në qendra të ndryshme shëndetësore në zonë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.



Sipas informacioneve paraprake, autobusi fillimisht doli nga rruga, ra në një përrua dhe më pas u përfshi nga flakët, duke e bërë edhe më të rëndë bilancin e viktimave.

Shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim nga autoritetet lokale.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!