Ndërtuesi Armand Lilo nga kompania ‘Arlis’ reagoi live në programin Real Story lidhur me zjarrin e rënë pasditen e të martës në rezidencën në Farmacinë 10. Lilo tha se ka kryer një kontratë me nënkontraktorin për materialin e fasadës i cili ka një garanci 25 vjeçare.
Ndërtuesi shtoi se zjarrëfikësit kanë shkuar me vonesë në vendngjarje dhe se cdo material nuk e duron dot zjarrin për 3-4 orë.
“ Më vjen keq që po flisni në këtë mënyrë, po bëra një kontratë me nënkontraktorin ku garanton për materialin e fasadës që ka, vendos certifikatat antizjarr dhe ka një garanci 25-vjeçare. Zjarrfikësit kanë shkuar me shumë vonesë, çdo material nuk duron dot zjarrin 3–4 orë.
Antizjarr 25 vite është vetëm për bojën, garancia është e përjetshme.” / abcnews.al /



