Një sulm me të shtëna armësh në një shkollë në Turqinë jugore të mërkurën la katër të vdekur dhe 20 të plagosur, tha një zyrtar lokal, vetëm një ditë pas një incidenti në të cilin një person i armatosur plagosi 16 persona dhe më pas vrau veten.
Dhe ndërkohë kanë filluar të qarkullojnë pamje që tregojnë kaosin e krijuar, me shumë njerëz në panik, me disa madje duke kërcyer nga dritaret.
Bëhet fjalë për një sulm për të cilin guvernatori i provincës Kahramanmaraş, Mükerrem Ünlüer, tha se një mësues dhe tre nxënës u vranë në sulmin në Shkollën e Mesme Ayser Çalık.


