Një inxhinier francez ishte aq shumë me fat sa ia doli të bëj të tij një pikturë të Pablo Picasso për vetëm 100 euro.
Ari Hodara, 58 vjeç, një dashamirës i artit nga Parisi, fitoi veprën me vlerë më shumë se 1 milionë euro me një biletë llotarie.
Vepra e këtij viti ishte Tête de Femme (Koka e një Gruaje), një portret në letër i realizuar në stilin karakteristik të artistit spanjoll. Ai përshkruan partneren dhe muzën e tij, artisten surrealiste franceze Dora Maar.
Të gjitha të ardhurat e mbledhura nga llotaria shkuan për studime për sëmundjen e Alxhemierit.
Organizatorët thanë se të gjitha 120 mijë biletat ishin shitur, duke mbledhur 12 milionë euro nga të cilat 1 milion euro do t’i paguhen Galerisë së Operas, një shitësi ndërkombëtar arti që zotëronte pikturën.
Në lotarinë e parë, në vitin 2013, një burrë nga Pensilvaniafitoi “Burrin me Kapelen e Operas”, të cilën mjeshtri spanjoll e pikturoi në vitin 1914 gjatë periudhës së tij kubiste.
Në vitin 2020, piktura “Natyra e qetë” me vaj mbi kanavacë i shkoi një kontabilisteje në Itali, djali i së cilës ia kishte blerë biletën si dhuratë për Krishtlindje.
Organizatorët thanë se dy llotaritë e mëparshme të Picasso-s kishin mbledhur gjithsej më shumë se 10 milionë euro për punë kulturore në Liban dhe programe për ujin dhe higjienën në Afrikë.


