Kreu agjencisë të mbikëqyrjes bërthamore të Kombeve të Bashkuara tha se çdo marrëveshje mbi programin bërthamor iranian midis Uashingtonit dhe Teheranit pa kontributin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike do të ishte një iluzion.
Rafael Grossi tha për gazetarët në Seul se programi i Iranit është ambicioz dhe do të duhet që të mbikëqyret në mënyrë të vazhdueshme.
“Irani ka një program bërthamor shumë ambicioz dhe të gjerë. Pra, e gjithë kjo do të kërkojë praninë e inspektorëve të Agjencisë së Energjisë Atomike, përndryshe nuk do të keni një marrëveshje, do të keni një iluzion të një marrëveshjeje”
Grossi shprehu bindjen se agjencisë do i kërkohet sigurimi i mbrojtjes dhe verifikimi i marrëveshjes nëse palët do e arrijnë.
Programi bërthamor i Iranit është bërë pengesë për arritjen e një marrëveshjeje, ndërsa agjencia e Kombeve të Bashkuara nuk ka mundur të kryejë inspektime në terren.
Grossi u ndaj gjithashtu edhe te programi bërthamor i Koresë së Veriut, duke paralajmëruar se ka pasur një rritje të aktivitetit kohët e fundit.
Ai vlerësoi se Pheniani mund të ketë aktualisht dhjetëra koka bërthamore./abcnews.al


