Femrat që nevrikosen shpejt kanë inteligjencë dhe kujtesë më të lartë

schedule13:22 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 13:22 - 28 Dhjetor, 2019

Shumë njerëz besojnë se një nga rreziqet më të mëdha ndaj të cilit duhet të ruhen është një grua e zemëruar – dhe në disa raste nuk mund as t’i fajësojmë ato. Megjithatë, siç na e mëson historia e Santippës, gruas së zellshme të Sokratit, kemi shumë për të mësuar nga një grua me humor të keq dhe që “merr flakë” lehtësisht.

Një studim në Universitetin e Uellsit Jugor zbuloi se gratë që nevrikoseshin më shpejt tregonin inteligjencë më të madhe dhe më tepër aftësi për të argumentuar , shkruan abcnews.al.

Subjekt i hetimit ishte ndikimi që mund të ketë humori i keq i femrave në aspekte të ndryshme të jetës dhe personalitetit të tyre.

Studiuesit  ekspozuan gjithashtu  një model të ndryshëm të grave për stimuj negativë dhe pozitivë, duke përdorur filma të ndryshëm për këtë qëllim, pastaj vendosjen e tyre në kontekste të shumta ku ato shprehën veten e tyre, dhanë përgjigje dhe zgjidhnin situata.

Nëpërmjet këtyre hapave, studiuesit arritën në përfundimin se ato që u zemëruan më lehtë dhe që shfaqën një humor të keq, arritën të kapërcejnë më mirë testet, duke dhënë përgjigjet e sakta dhe duke identifikuar zgjidhjet më efektive .

Në fakt, ato gjithashtu demonstruan se ato kishin një kujtesë më të mirë dhe një aftësi më të mirë  për të argumentuar.

Sipas Joseph Forgas – profesor që udhëhoqi studimin – arsyeja ishtë si më poshtë: Humori i keq përmirëson dukshëm vëmendjen dhe ngjall mendime më konkrete dhe më të thella, duke inkurajuar përpunimin e informacionit gjatë periudhave të tensioneve dhe vështirësive.

Përkundrazi, gratë më pozitive dhe më të këndshme, pavarësisht nga optimizmi dhe vullneti e  patën më të vështirë për t’i kapërcyer pengesat, për të mësuar përmendësh të dhënat dhe për të përpunuar zgjidhje.

Pra, nëse rezultatet e këtij studimi lejojnë të rivlerësojnë humorin e keq të grave, ato nuk duhet të merren si një justifikim për të mos u përpjekur për të përmirësuar atë: Kujtoni më mirë, se zemërimi ushqen sjellje shkatërruese – dhe sigurisht që nuk është aq i dashur në sytë e të tjerëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!