Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Lufta në Iran dhe kriza energjetike! Kur pritet të ketë lehtësime?

schedule08:40 - 15 Prill, 2026

schedule 08:40 - 15 Prill, 2026

Lufta në Iran ka çuar në një krizë të re energjetike dhe në rritje të çmimeve të karburantit. Për këtë arsye, koalicioni qeveritar gjerman dëshiron të ndërhyjë me një ulje të taksës mbi karburantet dhe lehtësojë barrën për qytetarët gjatë krizës energjetike.

Masat e shpallura nga qeveria së fundmi ishin: Karburant më i lirë dhe një bonus prej 1.000 eurosh: Por kur do të vijë lehtësimi i planifikuar i uljes së taksës tek pikat e karburantit dhe kuletën e qytetarët gjermanë?

Sipas ministrit të Financave dhe zëvendëskancelarit Lars Klingbeil, kjo duhet të ndodhë “sa më shpejt të jetë e mundur”. Kryetari i SPD-së e tha këtë në një intervistë për agjencinë e lajmeve dpa, por do duhet pak kohë.



“Po të varej nga unë, duhet ta kishim miratuar këtë më së voni në fillim të majit.” Koalicioni nuk dëshiron të humbasë kohë. Derisa ulja e taksave të reflektohet te pikat e karburantit, do të duhet të kalojnë edhe disa javë. Sipas një raporti të gazetës Bild, edhe kreu i grupit parlamentar të Unionit, Jens Spahn, ka folur në kryesinë federale të CDU-së për një zbatim “në fillim të majit”. Megjithatë, para kësaj duhet të përfundojë procesi ligjvënës.

Kritika nga ekspertët

Ndaj masave të shpallura nga qeveria gjermane ka pasur edhe kritika: Zëvendëspresidenti i Institutit Leibniz për Kërkime Ekonomike në Halle (IWH), Oliver Holtemëller i konsideron planet e lehtësimit të qeverisë federale si pak efektive. “Ne e përmirësojmë situatën për disa njerëz, të cilët më pas paguajnë pak më pak te pika e karburantit, por në përgjithësi kjo nuk sjell përmirësim për vendin,” kritikoi Holtemëllerr. Masat janë “jo të përshtatshme për të arritur qëllimin. Aktualisht po ofrohet lehtësim me ‘kulluesen’, gjë që në fund të fundit është shumë e kushtueshme dhe çon në efekte të mëdha përfitimi pa kriter,” tha zëvendëspresidenti i IWH-së, Oliver Holtemöller, për MDR.

Të paktën disa vlerësime pozitive për qeverinë vijnë nga kryetarja e Konfederatës Gjermane të Sindikatave, Yasmin Fahimi. Ajo e cilëson uljen e planifikuar të taksës mbi mineralet e naftës si një sinjal të duhur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!